Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Kamenicë, ka realizuar aksionin “Solidariteti në vepër”, i cili është tradicional dhe organizohet çdo vit në muajin tetor (01-deri-31 tetor)
Rexhep Morina, sekretar, ka bërë me dije se në fillim të muajit tetor, stafi i degës së KK në Kamenicë si dhe vullnetarët e sajë kanë shpërnda fletushkat dhe posterë për sensibilizimin e qytetarëve për tu solidarizuar me familjet në nevojë në komunën e Kamenicës.
Morina tha se kanë vizituar bizneset lokale derë më derë, kanë njoftuar me shkrim të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Kamenicës, duke filluar nga bankat, vetëshërbimet, pompat e benzinës e tjera.
“Te të gjitha bizneset lokale kemi qenë të mirëpritur dhe u janë përgjigjur ftesës sonë për ndihmë familjeve në nevojë, ndërsa bizneset ose korporatat e mëdha që operojnë në komunën ton nuk u janë përgjigjur kërkesës sonë për të ndihmuar këto familje. Edhe pse qytetarët e komunës sonë në këto ndërmarrje i shpenzojnë mjetet e tyre duke u furnizuar me material ushqimor higjenik apo me derivate të naftës si dhe duke i deponuar mjetet në bankat e ndryshme në komunë. Vlerësoj se bizneset vendore janë shumë të përgjegjshëm dhe janë shumë dorëlirë jo vetëm duke ndihmuar përmes degës së KK në Kamenicë, por ndihmojnë edhe me dhjetëra raste tjera në ndërtimin e shtëpive dhe në furnizimin e familjeve me të mira materiale”, ka thënë Morina.
Ia shtoi se në këtë aksion për muajin e solidaritetit janë përgjigjur 169 biznese dhe qytetarë.
Tabela ma poshtë pasqyron listën e bizneseve qe kanë dhuruar në vlerë mbi 50 €