Kryeziu shtegun prej 1 mijë metra e ka kaluar për 2 minuta e 28 sekonda dhe 32 të qindtat, kurse rekordi është thyer dikur për rreth 1. 5 sekonda, duke bërë të regjistrohet kështu edhe një rekord i ri në atletikën e Kosovës.
Kryeziu ka thënë se ky sukses e ka gëzuar pa masë por ka qenë një gjë që edhe e ka pritur pasi ka punuar mjaftë për të arritur një rezultat të tillë.
“Synimet e mia janë në rrafshin ndërkombëtar dhe vazhdimisht punojë që të jem i gatshëm për çfarëdo sfide nëpër kampionate apo turne të ndryshëm ndërkombëtar”, ka thënë rekordmeni i ri i Kosovës në Atletikë, Astrit Kryeziu.
Arritja e këtij rekordi nga atletit Astri Kryeziu, e ka gëzuar edhe Zijadin Kryeziun, trajnerin e KA “Rogana”, i cili është shprehur se ky suksese dhe ky rekord i ri në një disiplinë e ka gëzuar po ashtu edhe ardhmërinë e atletikës në Kosovës.
“Vetëm gjatë këtij viti , Kryeziu tre herë e ka thyer rekordin, edhe atë në 800 metra, në 600 metra dhe një herë në 400 metra dhe tani në disiplinë 1 mijë metra. ”, ka thënë Zijadin Kryeziu, për të shtuar se gjatë këtij viti ky atlet rekordmen ka sjellë edhe tre medalje nga arena ndërkombëtare dy të argjendta dhe një të artë.
”Astrit Kryeziu është një atlet që premton shumë dhe me një mbështetje më të madhe nga institucionet dhe ndonjë donator i mundshëm sigurisht se do ngjitet edhe më lartë, kur dihet se ai akoma nuk i ka mbushur 19 vjet dhe padyshim koha është në anën e tij”, ka thënë trajneri Zijadin Kryeziu. /2lonline/