Telegram ngushëllimi i Kryetarit Haliti me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit.
Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias,Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.
“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.
Ngushëllime!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti