Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur sot në një takim kryetarin e qytetit Wangis të Zvicrës Thomas Goldinger dhe kryetarin e shoqatës humanitare “Stublla” për Zvicër Daniel Demaj.
Kryetari Haliti e njoftoi z.Goldinger me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, aktivitetet aktuale, zhvillimin ekonomik e bujqësor, e gjithashtu edhe të arriturat tjera në aspektin kulturor.
Z. Goldinger dhe kryetari Haliti u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shqyrtojnë mundësit për aktivitete të përbashkëta mes të dyja komunave.
Ndryshe, qyteti Wangis i kantonit Thurgau, numëron 46 mijë banorë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të komunës së Vitisë, të cilët kanë migruar qysh në vitet e 70-ta në këtë pjesë.