Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zëvendës komandanten e Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Rita Holton dhe Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune. /2LONLINE/