(2L ONLINE) – Nen organizim te OJQ “DardanaPress”, është mbajtur debati kushtuar klubeve sportive te komunës ku për balle kishin Kryetarin e Komunës se Dardanes, Begzad Sinani. Kryetari Sinani, bashkë zyrtarë te Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka dëgjuar veç e veç, përfaqësues te klubeve te sportit qe janë aktiv ne komunën e Dardanes.
Gjatë këtij debati, kryetari Sinani, tha se ka kënaqësinë që sot takohet me sportistë te klubeve sportive te komunës, te cilët me aktivitetet e tyre dhe me rezultatet sportive, bëjnë qe komuna e Dardanes, te vlerësohet larte ne aspektin sportiv.
“Prezenca juaj dhe e imja ka vetëm një qellim, e ajo është qe te avancojmë sportin ne Komunën e Dardanes, natyrisht, brenda mundësive dhe potencialit buxhetor qe ka komuna. Unë personalisht kam pasur rastin te jem ne disa fusha te sporteve ne Komunën tone, ku kam pare një vullnet dhe dëshirë qe ata njerëz e kane për zhvillimin e sportit. Normalisht këta sportistë duan mbështetje nga komuna dhe ne po mundohemi qe nëpërmjet DKRS-se, t`i dalim ne ndihme sportisteve te komunës sonë. Vitin e kaluar kemi ndihmuar konkretisht klubet sportive te komunës se Dardanes , ne baze te kërkesave qe janë ofruar dhe atë prej 14 mije e 400 euro. Me vendime qe kemi ndare deri me tash , do ti adresojmë edhe 10 mije e 398 euro. Nga te hyrat vetanake te komunës ne kemi ndihmuar aktivitetin sportiv me 24 mije e 800 euro. Dua te jem transparent dhe ti them para jush se KF “Kamenica”, do ti ndahen 3 mije euro, K.A “Rogana” 3 mije e 930 euro dhe Shoqata e Pedagogeve te sporteve është ndare një shume e konsiderueshme qe gjithsej bëjnë 24 mije 798 euro, qe janë dedikuar klubeve sportive. Dua te ju tregoj se, për vitin 2015, iu kam adresuar një kërkese Ministrisë për Kulture te Republikës se Kosovës, për te intervenuar ne fushën e futbollit ne qytetin e Dardanes, me një shume prej 125 mije euro.
Tjetër, ne Koretin, duke pare një entuziazëm për zhvillimin e sporteve ne veçanti te futbollit do te ndahen 25 mije euro, ku është një projekt I cili se shpejti do te fillon se realizuari. E njëjta shume prej 25 mije eurove, do ti adresohen klubeve sportive qe edhe paraprakisht iu kemi ndihmuar.
Tashme kemi edhe një miniprojekt nga Klubi I Atletikes, “Rogana”, për një fushe-terren adekuat për sportin e atletikes ne këtë fshat. Me rishikim te buxhetit ne do te vazhdojmë te mbështesim klubet sportive te komunës sonë. Po ashtu, është ndere për komune tone qe kemi ndihmuar 2 sportiste elitare te atletikes, qe janë ftuar ne pjesëmarrjen e Lojërave Olimpike Botërore, qe do te mbahen vitin e ardhshëm 2016.
Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje me Komitetin Olimpik te Kosovës, ku ne mesin e shume komunave, komuna jone do te përfaqësoje Kosovën me 2 sportiste te atletikes nga komuna jone. Kryetari Sinani po ashtu tha se për vitin 2015, është duke u përpjekur që të ofrohen mjete me shume për sportin, me qëllim që të përkrahim edhe sportistët individual që e përfaqësojnë komunën e Dardanës jashtë vendit, por edhe sportet ekipore.
Ne këtë debat diskuan edhe përfaqësuesit e klubeve sportive: Agim Dërmaku, Agim Kastrati, Shefket Canaj, Agim Kallaba, Zoran Jovanovic, Nexhmedin Isufi, Ali Fazliu, Mejdi Jakupi, Agim Jakupi etj. Rekomandimet e dala nga debati ishin mjafte te prera: Pagesa e refereve, sigurimi I shujtës për lojtaret,transporti, organizimi I brendshëm i klubeve sportive, bashkëpunimi dhe mbështetja nga diaspora dhe bizneset, lëshimi sa ma shpejte I mjeteve financiare nga komuna, investime ne infrastrukturën sportive, përfundimi I palestrës se sporteve, rregullimi I stazës se atletikes ne stadiumin e qytetit. (Dardanapress)