Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me drejtorët Afrim Dërvishi dhe Behar Hyseni kanë vizituar zyrat e Klubit Letrar “NOSITI” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Ata janë pritur nga udhëheqësi i këtij klubi Nexhat Rexha, si dhe autorët e tjerë që janë pjesë e këtij klubi.
Ata kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe fushave të tjera, me qëllim në përmirësimin dhe begatimin e jetës kulturore të Kamenicës.
Klubi Letrar “NOSITI” ka pasur rol të veçantë edhe në organizimin e “Flakës së Janarit” organizim ky që ka sjellur figura të larta të fushave të ndryshme në Kamenicë, përgjatë ditëve sa ka zgjatur ky manifestim.
Kryetari Rahimaj dhe drejtorët komunal të pranishëm janë njoftuar nga afër edhe me punën dhe publikimet e klubit në fjalë. /2LONLINE/