Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar nga afër të rinjtë të cilët po trajnohen në fushën e dizajnit grafik në Parkun Teknologjik.
I pari i komunës ka thënë se me trajnerë profesionistë të fushës, të përzgjedhur me kujdes nga Cacttus Education, të rinjtë që po trajnohen, do të jenë të përgatitur për tregun e punës duke bërë diferencën në cilësi.
“Kam vizituar nga afër të rinjtë të cilët po trajnohen në fushën e dizajnit grafik në Parkun Teknologjik të Kamenicës.
Gjithashtu paralelisht me këtë po mbahet edhe trajnimi në Front End Web Development.
Me trajnerë profesionistë të fushës, të përzgjedhur me kujdes nga Cacttus Education, të rinjtë që po trajnohen, do të jenë të përgatitur për tregun e punës duke bërë diferencën në cilësi.
“I lumtur që Komuna e Kamenicës po lehtëson këto mundësi, duke mbuluar gjysmën e pagesës për trajnimet. Së fundmi, është hapur thirrja edhe për trajnim në editim të videove, mos e humbisni si mundësi” ka thënë Kryetari Rahimaj./2LONLINE/