Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtori ne Drejtorisë Komunale të Arsimit Afrim Dervishi dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Greta Kryeziu, kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të CARITAS në Kosovë Alfred Pjetri me bashkëpunëtorë.
Ata përgjatë këtij takimi kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në fushat që mbulon misioni i CARITAS në Kosovë.
Kjo organizatë gjermane ka bashkëpunim me rreth 30 partnerë serioz, duke nisur nga Bashkimi Europian si dhe partnerë të tjerë.
Orgnaizata në fjalë mbulon gjithsej 5 fusha në veprimit duke përfshirë këtu projektin Homecare që ka për qëllim dhënien e shërbimeve mjekësore në shtëpi për personat me probleme të shëndetit mendor, projekti Easy to Read që ka për qëllim thjeshtimin e teksteve si dhe prodhimin e udhëzuesve për qasje, punësueshmërinë duke ofruar projekte të veçanta për të rinjtë, projektin për qasje në edukim si dhe intervenimet në situata emergjente.
Të dy palët janë dakorduar që të ketë edhe takime të ardhshme për të konkretizuar punën si dhe mundësitë për bashkëpunim.
Kujtojmë se Komuna e Kamenicës ka bashkëpunim me CARITAS në fushën e arsimit më saktësisht projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në këtë sektor. /2LONLINE/