Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj, drejtoritn e Drejtorisë së Urbanizmit, Uran Berisha, kanë pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifkimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu me bashkëpuntorët e tij.
I pari i komunës ka thënë se në takim është diskutuar për projektet që janë në proces si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për projekte të tjera.
“Kam pritur në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, me bashkëpunëtorët e tij.
Kemi dikskutuar për projektet të cilat janë në proces, duke i parë edhe punimet nga afër, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me ministrinë për projektet të cilat sot i prezantuam.
Bashkëpunimi me nivelin qendror, sa vjen e rritet, duke pasur qëllim gjithmonë interesat dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/