Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë me dije se po asfaltohet rruga “Orana” dhe se, siç ka thënë ai, kjo rrugë edhe pse kërkesë e kahmotshme, nuk ka gjetur për kohë të gjatë përgjigje.
“193,040 euro është vlera e investimit”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka njoftuar se investimet po ndodhin cep më cep, si dhe shumë projekte të tjera pritet të vijnë. /2LONLINE/