Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se mbas 40 viteve do të ndërtohet digë e re në Kamenicë.
I pari i Kamenicës theksoi se Komuna e Kamenicës dhe rajoni janë në rrugë të sigurt për zgjidhje të qëndrueshme të ujit të pijes.
“Lajm fantastik. Komuna e Kamenicës dhe rajoni në rrugë të sigurt për zgjidhje të qëndrueshme të ujit të pijes”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Sipas tij, mbas 40 viteve do të ketë digë të re në Kosovë, dhe pikërisht do të ndërtohet në Kamenicë.
“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, si dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bashkë do të qeverisim, për të bërë punë të mira”, ka thënë ai. /2LONLINE/