Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj pikërisht në ditën e shkollës, me nën-Kolonelin Ryan Conley dhe drejtorin e shkollës Arsim Guda, kanë zbuluar pllakën e cila vë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Ambasada Amerikane.
“Një investim prej 340,000 dollarësh, i cili ka garantuar një ndryshim rrënjësor të ambienteve të kësaj shkolle”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ky investim përfshin rregullimin e hapësirës së brendshme të shkollës, e sistemit të ngrohjes, nyjeve sanitare, ndriçimit, dyerve dhe dritareve.
Kryetari Rahimaj ka thënë se nxënësit e kësaj shkolle tani do të vijojnë mësimet në kushtet më të mira.
Shkolla në Hogosht ka marrë pamje krejtësisht tjetër, ka shtuar ai. /2LONLINE/