Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshjen e re sot e cila përfshin rrregullimin e rrugëve:
Rrugën qarkore në Kamenicë në vlerë prej 455,000 euro,
Rrugën Korca – Gmicë, në vlerë prej 305,000 euro,
Asfaltimin e rrugës Berivojcë – Koretin (nga lagja Ibrahimi), në vlerë prej 285,000 euro.
“Së shpejti vijnë projekte të reja, që qëllim kanë përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së qytetarëve”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka falënderuar zv.Ministrin Durmishi për kontributin e tij në raport me Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/