Kryetari I Komunës së Kamenicës. Kadri Rahimaj ka thënë se Kamenica po shënon historinë me investimin më të madh në sport, investim ky që Kamenicës i siguron rrugën për t’u bërë nikoqire e shumë garave ndërkombëtare.
“Gur-themel më të rëndësishëm në sport, nuk besoj se do të ketë edhe në të ardhmen për qytetin tonë. Ky stadium i kategorisë së tretë me standarde të përcaktuara nga Federata Botërore e Atletikës është i vetmi në Kosovë e në regjion. Ky investim do të ketë impakt edhe në zhvillim të talentëve të rinj dhe në zhvillim ekonomik të vendit”, ka thënë Rahimaj.
“Ta gëzojnë Klubi i Atletikës “Rogana” këtë investim së bashku me trajnerin e dëshmuar të klubit Zijadin Kryeziu”.Faleminderit Kryeministrit Kurti, Ministrit Çeku dhe Zv.ministres Osmani për mbështetjen e plotë”, ka thënë i pari i komunës së Kamenicës. /2LONLINE/