Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Shefin e Kabinetit, Meriton Ramabaja dhe u.d Drejtoreshën e Arsimit, Mirhane Morina. vizituan stacionin policor në Kamenicë.
Kryetari Kastrati uroi komandantin e sapoemëruar kapiten Florim Klaiqi për marrjen e detyrës së re.
“Kamenica është model për qetësi dhe i’u falënderoj për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë publike.Ne si komunë jemi të hapur për çdo kërkesë që kalon në kompetencat tona”, u shpreh ai.
Kurse kapiteni Klaiqi tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Kamenicës
“Për asistencë dhe siguri jemi gjithmonë të gatshëm”, potencoi ai.