DYLON

Policinë e vizitojnë parashkollorët e shkollës “Nazim Hikmet “ të Dobërqanit

Policinë e vizitojnë parashkollorët e shkollës “Nazim Hikmet “ të Dobërqanit
Avatar photo Redaksia

Nën përcjelljen e edukatoreve dhe prindërve të tyre, sot Stacionin Policor në Gjilan e kanë vizituar fëmijët parashkollore nga SHFMU “Nazim Hikmet” nga fshati Doberqani.

Ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur nxënësit parashkollor me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar atyre të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor, thuhet në njofitmi ne polivisë.

EkoHigjiena

Po ashtu nga ana e oficerëve të sektorit dhe atyre të njësitit në Komunitet fëmijëve u janë dhënë këshilla për Rregullat në Komunikacion rrugor.

Fëmijët, edukatorët dhe prindërit e tyre kanë shprehur falënderim dhe janë ndarë të kënaqur me pritjen që u është bërë nga ana e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, gjithmonë do të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të prosperuar për të gjithë, thuhet në njofitmi ne polivcisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.