Pjesa e pishave në fshatin Karaçevë të Epërme është kapluar sot nga zjarri.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar ndaj këtij akti, duke thënë se dënimet janë të larta për këdo që shkakton zjarre.
“E dhimbshme dhe e tmerrshme është kjo pamje. Ju lutem shumë, kujdesuni për natyrën! Shëndeti ynë varet nga ajri që e marrim dhe ambienti që na rrethon. Dënimet janë të larta për këdo që shkakton zjarre”, ka thënë ai.
Komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve në Kamenicë, Riza Bunjaku ka thënë se menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, dhe se zjarrin e kanë nën kontroll.
“Zjarri ka ndodhur në pjesën e pishave në Karaçevë të Epërme. Sapo e kemi marr lajmin kemi dal menjëherë në vend të ngjarjes, kemi bërë përforcime, por era që ka fryer shumë e ka bërë përhapjen e zjarrit. Tani zjarri është ende duke vazhduar, mirëpo është nën kontroll. Jemi duke e menaxhuar situatën”, ka thënë ai.
Qëndro në shtëpi, kujdesu për vetën dhe familjen!