Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në një takim njoftues përfaqësuesit e KFOR-it amerikan të cilët i falënderoi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për një jetë të qetë për të gjithë qytetarët e Kamenicës.
“Synimi im është integrimi i komuniteteve në shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë ai.
Kapiten znj.Lewis e uroi kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës duke i uruar sukses në mandatin qeverisës dhe njëherësh ofroi gatishmërinë e KFOR-it amerikan për komunën e Kamenicës dhe qytetarët e saj.