Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrari ka marrë pjesë në takimin me kryetarët e komunave, ministren në detyrë të MAPL-së Emilija Redzepi dhe ministrin në detyrë të MSH-së Arben Vitia.
Në këtë takim të përbashkët është diskutuar në lidhje me pandeminë në Kosovë.
Kastrati në këtë takim ka treguar qëndrimet e tij në raport me masat ndaj qytetarëve, dhe ndër të tjera ka ngritur shqetësim për numrin e vogël të testimeve.
“Qytetarët duhet të vazhdojnë të kujdesen edhe më shumë për higjienën personale e të ndjekin të gjitha udhëzimet nga organet kompetente, sepse pavarësisht numrit të të shëruarve nuk duhet të relaksohemi e të fillojmë shkujdesjen ndaj vetes”, ka thënë ai.
Kujtojmë se deri më tani në Komunën e Kamenicës numri i përgjithshëm i të infektuarve në ka arritur në 39, kurse prej tyre një është nga Komuna e Gjilanit por me prejardhje nga Poliqka, ndërsa të shëruar plotësisht janë gjithsej pesë persona.