Kryetari Haliti viziton ekipin mobile që po bënë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19 duke i bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi.
Sot në Viti, po qëndron një ekip mobil i cili po ofron vaksinimin falas të qytetarëve kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19. Ky aktivitet po bëhet në kuadër të fushatës “Ruaje veten-VAKSINOHU!”, dhe është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në e Vitisë.
Me këtë rast ekipin mobile e ka vizituar sot i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Merrushe Ahmeti, DSHMS dhe Vjollca Kadolli-Halili, QKMF.
Kryetari Haliti Iu bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që është në interes të shëndetit të tyre. /2LONLINE/