Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të shtunën punimet në ndërtimin e sheshit të ri brenda qytetit të Vitisë, konkretisht prej postës deri në qendër të qytetit.
Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë vetëm në disa vite të fundit, ka ndërtuar dhe krijuar disa sheshe që do të jenë në shfrytëzim për qytetarët vitias dhe vizitorët si sheshin në Pozheran, sheshin “Nijazi Azemi-komandant Mjekra” dhe tani këtë shesh që po finalizohet dhe atë përskaj të lumit “Morava e Binçës” dhe atë me kalldrëm.
Kryetari Haliti gjatë këtij takimi u njoftua edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen. Përndryshe ditë më parë në Viti është finalizuar zgjerimi dhe rivitalizimi i rrugës nga QKMF-ja deri në fshatin Drobesh. /2LONLINE/