Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira dhe drejtori i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi morën pjesë në seancën solemne te organizuar nga Komuna e Velika Pisanicës dhe kryetari i saj z. Fredi Pal.
Aty kryetari dhe delegacioni i tij u takuan edhe me shumë personalitete te komunave fqinje si dhe me dekanin e fakultetit te Zagrebit Prof. dr. sc. Lajosh Zhager me te cilin patën takim miqësor.
Haliti e njoftoi dekanin rreth letërnjoftimit te komunës së Vitisë dhe gjithashtu e ftoi për një vizitë në komunën e Vitisë.
Pas kësaj ceremonie kryetari Haliti u prit në kabinetin e kryetarit Fredi Pal.Edhe në këtë takim Haliti ishte i shoqëruar nga kryesuesi Pira dhe nga Don Viktor Sopi.
Në takim mori pjesë edhe atasheu ushtarak i Kosovës në Kroaci, kolonel Skender Hoxha si dhe deputetja në parlamentin kroat Ermin Lekaj Perlaskaj. Në këtë takim temë kryesore ishe bashkëpunimi i mëtutjeshëm.