Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruara nga Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, janë interesuar për ecurinë e disa projekteve infrastrukturore që po realizohen në lokalitetet e ndryshme.
Me këtë rast ata kanë parë nga afër punimet në asfaltimin e një rruge në drejtim të varrezave të fshatit Ramnishtë.
Në këtë lokalitet ai ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi”. Ndërsa, në Beguncë po vazhdojnë punimet në asfaltimit të rrugës “Toplana”.
Përndryshe punimet në asfaltimin e rrugëve do të zhvillohen edhe nesër në qytetin e Vitisë, konkretisht pritet të bëhet asfaltimi i degëzimeve të rrugëve “ Elena Gjika” dhe “Dëshmorët e Kombit”.
Nderkaq banorët e këtyre lokaliteteve kanë falënderuar institucionet komunale për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore duke potencuar se ato kanë një rëndësi të veçantë për qarkullimin e lirë dhe të sigurt, thuhet në njoftimin e komunës.