Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot kompleksin “Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë të Jerlive, ku nga afër ka parë punimet që janë zhvilluar në bustet e vëllezërve dëshmorë të UÇK-së, Gursel e Bajram Sylemani.
Ahmet Sylejmani i cili mbikëqyrë këtë kompleks tha se bustet e dy dëshmorëve si dhe emblema e UÇK-së janë flakur në bronzë.
Përndryshe punimet në këtë kompleks, konkretisht në bustet e vëllezërve Sylejmani si dhe punimet në Kompleksin e Dëshmorëve në Viti, të cilat janë duke u vazhduar janë mundësuar falë Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.