Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim u.d e drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, u fol për mundësinë e hapjes së një zyre në Viti.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij , Hasan Aliu, kanë pritur sot në takim ushtruesin e detyre së drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Faton Jashari i shoqëruar nga zyrtari ligjor i kësaj zyre në Gjilan, Sokol Haziri.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësinë e hapjes së Zyrës për Ndihmë Juridike falas në Viti, ku do të ofrohet qasje e barabartë të qytetarëve në drejtësi, jo vetëm atyre nga komuna e Vitisë por edhe të komunave për rreth.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me këtë institucion që kjo zyre të hapët në Viti. /2LONLINE/