Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup mërgimtarësh stubllas, njiherit përfaqësues të Shoqatës “Stublla” në Zvicër.
Ai më këtë rast I ka njoftuar me aktivitetet e komunës, gjegjësisht projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, që kanë të bëjnë kryesisht me mirëqenien e qytetarëve.
Përfaqësuesit e shoqatës “Stublla”, nga ana tjetër e njoftuan me aktivitetet e kësaj shoqate në diasporë, si dhe organizimet e ndryshme, që kanë për qëllim të mbështesin dhe përkrahin iniciativat që vijnë nga vendlindja e tyre.