DYLON

Kryetari Haliti: Mirë se vini mërgimtarë!

Kryetari Haliti: Mirë se vini mërgimtarë!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre.

“Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe qytetin tuaj, për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh.

EkoHigjiena

Ne si komunë, me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtyre dy muajve sa jeni në vendlindje, synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira me shtimin e stafit në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapsirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike dhe shërbime tjera të nevojshme.

Ndërsa me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta me qëllim të ruajtjes së identitetit kulturorë, shmangien e asimilimit, fuqizimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë.

Mërgimtarë të nderuar, me prezencën tuaj qytetit të Vitisë ju i jepni gjallëri dhe jenë shtysë shumë e madhe për ekonominë e vendit tonë, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.