Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin Rivera.
I pari i komunës i falënderoi ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke iu ndarë atij një mirënjohje.
Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Kirby. Ndërkaq një mirënjohje ata patën edhe për kryetarin Haliti. /2LONLINE/