Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim, Mustafë Abazin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i njoftoi ata rreth zhvillimeve të përgjithshëm në komunën e Vitisë dhe mundësive për investime, duke potencuar se Vitia mirëpret investitorët dhe do të ofroj kushte të mira për të bërit biznes në këtë komunë.
Ai tha se Vitia, ka një bonitet të lartë të tokës dhe është njohur ndryshe si hambarë i Anamoravës.
Haliti e njoftoi ata se ditë më parë është bërë përurimi i parkut industrial në Budrikë të Vitisë, që shtrihet në një hapësirë të rëndësishme qe lidhë disa komuna.
Ai gjithashtu shtoi se kjo komunë ka një diasporë të madhe e cila fuqishëm mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Vitisë dhe Kosovës.
Ndërkaq, Abazi tha se ka interesim për investime në Kosovë, jo vetëm të mërgatës por edhe nga Gjermanët dhe vendet e tjera. Ai tha se Vitia do ta këtë mbështetjen e mërgatës që të zhvillohet vendi. /2LONLINE/