Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët që po qëndrojnë për pushime në vendlindje.
Me këtë rast i pari i Vitisë, pos që ju ka uruar atyre pushime të këndshme në vendlindje ka theksuar se komuna e Vitisë për nderë të “Ditët e Diasporës” do të zhvilloj aktivitetet të shumta të cilat kanë filluar me 1 gusht dhe pritet të zgjasin deri me 17 gusht.
Ai po ashtu e vuri në pah rëndësinë që kanë bashkatdhetarët për Vitinë dhe Kosovën duke i falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për vendin dhe shoqërinë.
Në emër të mërgimtarëve ka folur Hysen Ibrahimi, i cili përgëzoi atë për punën e bërë në Viti në të mirën e qytetarëve vitias. Ai dhuroi atij edhe një ekzemplar të librit të tij të ri. /2LONLINE/