Pas vdekjes së Prof. Dr. Daut Bislimi, kryetari i komunës se Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e profesorit të njohur të historisë.
“Të nderuar qytetarë vitias e nderuar familja Bislimi, në këto çaste të dhimbjes për kalimin në amshim të profesorit të njohur nga Vërbani i Vitisë, Prof.Dr. Daut Bislimi dëshiroj të shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bislimi dhe miqtë e profesorit. Vitia dhe Kosova ka humbur sot një intelektual i cili dha një kontribut të çmuar në fushën e historisë. Prandaj në këtë çaste të pikëllimit në bashkendjemë me ju”, u shpreh Kryetari Haliti. /2LONLINE.com/