Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron në vizitë në Tiranë të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me personalitetet e ndryshme të shtetit shqiptar si me ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili gjithashtu është qytetar nderi i Komunës së Vitisë.
Kryetari Haliti është takuar edhe me ish personalitetet e tjera të cilët kanë pasur funksione të larta në Insitucionet e Republikës së Shqipërisë e ndër ta është edhe ish ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Jemin Gjana.
Bëhet me dije se me këtë rast Kryetari Haliti i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë dhe mundësitë të cilat ka kjo komunë për zhvillimin ekonomik në sektor të ndryshme e në veçanti në atë ë bujqësisë.