DYLON

Prokuroria e Gjilanit: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria e Gjilanit: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

EkoHigjiena

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.