Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar mbrëmë nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare me seli në Shqipëri me titullin “ Misionar i Kombit Shqiptar”.
Këtë titull kryetarit Haliti ja ka dorëzuar personalisht Dr. Minella Kureta Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare.
Kjo qendër bënë me dije se ky titull ju është dhënë kryetarit Haliti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të shpirtit patriotik dhe çdo iniciative përparimtare duke e kthyer Komunën e Vitisë në qytetet me pararojë.
Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare po ashtu thotë se titulli ju është dhënë kryetarit Haliti edhe për shkak të vizionit, vullnetit dhe shkallës së lartë të përgjegjësisë, emancipimit dhe drejtimit shkencor, tërë gjallëri e vitalitet dhe në veçanti, për mbështetjen konkrete që i ka bërë ai Festivalit Kombëtar “Flakadani i Karadakut” që sipas tyre cilësohet si një nga festivalet me prestigjioze në tërë kombin Shqiptar.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, ka falënderuar këtë Qendër për titullin e dhënë dhe ndër tjerash potencoi se ky titull ju kushtohet gjithë qytetarë të kësaj komune.