Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të Kuvendit të Agjensionit të Zhvillimit Rajonal Lindje (AZHR) të mbajtur në Gjilan.
Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe raporti përmbledhës i aktiviteteve të AZhR-së Lindje për periudhën 1 shtator 2015 deri në korrik të vitit 2018, periudhë në të cilën edhe Komuna e Vitisë është përfituese e projekteve të cilat janë zhvilluar dhe të cilat financohen nga fondet e Bashkimit Evropian.
Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë është gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë për të krijuar vende të reja të punës për qytetarët vitias.