Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim konsulentët të UNDP-së, Eva Otero dhe Krenar Loshi.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur mbi vlerësimin e projektit InTerDev 2, i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Vitisë.
Gjithashtu bëhet me dije se temë diskutimi ishin edhe sukseset, sfidat dhe e ardhmja e këtij projekti me komunën e Vitisë.
Me këtë rast Haliti e ka falënderuar këtë projekt për bashkëpunimin e mirë dhe potencoi se ky bashkëpunim ka rezultuar me suksese të shumta në komunën e Vitisë.
Ai potencoi se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me këtë projekt me qëllimin më të mirë që nga kjo të përfitojnë qytetarët vitias.