DYLON

Hadergjonaj mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahçe

Hadergjonaj mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahçe
Avatar photo Elife Sherifi

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj, pjese e Kosoves po flitet që të jetë një nga transferimet e mundshme të Fenerbahces.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri Demirel i ka thënë Fenerbahçes që ta sjellë atë në Turqi, gjë e cila mund të ndodhë më së shpejti në janar, gjatë kohës së transferimeve.

Tani mediat britanike, shkruajnë se Fenerbahce e ka seriozisht për Florent Hadergjonaj, që e shohin si zëvendësues të Mauricio Islas, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të sezonit.

EkoHigjiena

Lojtarit të Huddersfield në Angli, kontrata do t’i përfundojë në vitin 2021, por vetë lojtari kërkon nga klubi që ta shesë, pas takimit me klubin turk.

Lojtari 25-vjeçar këtë sezon në Championship ka pasur tetë paraqitje, duke bërë një asistim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.