Komuna e Kamenicës, përmes projektit për stabilizim të komuniteteve, i cili është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e që realizohet nga organizata ndërkombëtare për migrim (IOM), ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit.
Ky memorandum ka në objektivë realizimin e projektit për rregullimin e ndriçimit në disa fshatra të Komunës së Kamenicës.
Kreu i kësaj komuneje, Begzad Sinani është falënderuar për bashkëpunimin e mirë që ka IOM-i me Komunën.
Ai ka thënë se çdo investim, apo projekt që realizohet në Komunën e Kamenicës, është në interes të qytetarëve.
Ndërkaq, projekti pritet të filloj së shpejti dhe do të realizohet brenda afatit prej 21 ditësh