Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj është pritur në takim nga koordinatori i organizatës TIKA, z. Cihan Dincer.
Rahimaj ka thënë se ata kanë diskutuar sa i përket mundësive të bashkëpunimit në fushën e arsimit, turizmit e shëndetësisë.
“Është e rëndësishme për ne që të kemi bashkëpunime me organizata të dëshmuara për kontributin e tyre në Kosovë si TIKA”-tha Rahimaj.