DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit, personit të zhdukur, aksident trafiku…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit, personit të zhdukur, aksident trafiku…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT

Fsh. Perlepnicë, Gjilan, 28.03.2022 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ishte duke organizuar lojëra të fatit online. Në telefonin e tij është hasur programi me të cilin janë zhvilluar lojërat e fatit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Gjilan 28.03.2022-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovar-vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Kllokot, 28.03.2022 – 10:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasoj lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër kosovare. Pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.