Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, këtë vikend ka prezantuar projektin se si do të duhet çerdhja e re që do të ndërtohet në Roganë.
Ai ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës ka shpallur procedurat e prokurimit publik në vlerë prej 718,600 eurosh.
“Do të vazhdojmë me projekte kapitale në funksion të arsimit cilësor”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministren e MASHTI-t Arbërie Nagavci për mbështetjen e këtij projekti. /2LONLINE/