Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim përfaqësues të organizatës joqeveritare HandiKOS në Kamenicë.
Në këtë takim është diskutuar për vështirësitë dhe nevojat që kanë personat me nevoja të veçanta, si rregullimi i infrastrukturës që ata të kenë qasje më të lehtë, punësimi, kujdesi ndaj nxënësve me nevoja të veçanta për qasje më të lehtë në shkolla.
I pari i komunës u ofroi mbështetje duke thënë se do të mundohen t’i realizojnë kërkesat e tyre që personat me nevoja të veçanta të trajtohen njësoj sikurse të tjerët. /2LONLINE/