Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, Haki Krasniqi, Agim Kastrati dhe Gordana Laban.
Ata kanë diskutuar rreth mbështetjes e cila duhet dhënë për instancat lokale të KQZ-së nga ana e Komunës së Kamenicës përgjatë periudhës së zgjedhjeve por edhe pas saj.
Në mes të Komunës së Kamenicës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet që të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi e cila konkretizon bashkëpunimin ndërinstitucional. /2LONLINE/