Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim z.Igli Totozani, Drejtor i Misionit të OSBE-së me bashkëpunëtorë.
“Ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit komunale në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke ndarë po ashtu fillimet e mira dhe punët të cilat po bën Komuna e Kamenicës në të dyja fushat”, thuhet ë komunikatën e Komunës.
Bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Komunës së Kamenicës pritet të forcohet edhe më tepër në fushën e arsimit joformal, për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të Qendrës Mësimore në Berivojcë për mësimin e gjuhës dhe edukimit jo-formal të fëmijëve nga komunitetet joshimicë.
Të dyja palët janë zotuar për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira. /2LONLINE/