Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqësues nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Ky takim është realizuar me qëllim të nënshkrimit të dorëzim-pranimit të dosjeve nga materiali arkivor komunal.
Këto dosje përmbajnë informata dhe dëshmi lidhur me hunbjet njerëzore si dhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga lufta në rajonin e Kamenicës.