Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e komunës Aleksandra Jovanovic dhe Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Ardita Dërmaku, kanë pritur sot në takim Anna Rostocka, Drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në Kosovë.
Në këtë takim të karakterit njohës, ata kanë diskutuar rreth Komunës së Kamenicës dhe punës së mirë që po bëhet në raport me angazhimin e të rinjëve dhe grave në institucione si dhe projekteve që po bëhen për të shtuar mundësitë për përgatitje për tregun e punës tek të rinjtë.
Kryetari Rahimaj ka falënderuar Drejtoreshën Restocka për ndihëm e vazhdueshme që ka dhënë IOM për Komunën e Kamenicës e specifikisht për projektin infrastrukturor të realizuar në fshatin Berivojcë i cili ka qenë bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe IOM.
Ai gjithashtu ka shtuar se është përparësi për Komunën e Kamenicës si dhe ka falënderuar IOM në këtë rast, për faktin se Komuna e Kamenicës përfaqëson vlerat dhe është në objektivat e qëllimeve të punës së IOM.
Drejtoresha Restocka ka prezantuar edhe dy projektet me të cilat bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës do të vazhdojë. Janë shqyrtuar mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për realizimin e projekteve dhe programeve siç janë Community Stabilization Programme (CSP), Return and Reintegration in Kosovo Programme (RRK) and Peace Building Fund Project – Youth Empowerment Through Inclusive Schools and Societies (PBF/YESS).
Projektet në fjalë do të realizohen në bashkëpunim me shkollat e komunës sonë, duke pasur për qëllim realizimin e kurseve të gjuhës, kampeve rinore si dhe aktiviteteve të tjera që në epiqendër kanë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes komuniteteve.
Kryetari Rahimaj ka dhënë tërë mbështetjen e nevojshme për projektet në fjalë si dhe ka thënë që Komuna e Kamenicës është e hapur edhe për projekte të tjera në vazhdim. /2LONLINE/