Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Uran Berisha kanë pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili së bashku me këshilltarin e tij Baris Goriça.
Ata kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Kryetari Rahimaj ka prezantuar potencial zhvillimor të Komunës së Kamenicës, bashkëpunimet e deritanishme me organizata turke që veprojnë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin që vjen si rezultat i binjakëzimit me Komunën e Kemal Pashës.
Ai gjithashtu ka treguar se bashkëpunimi me këtë komunë do të vazhdojë në sektorin e arsimit, ku do të ketë mundësi të reja për nxënësit e Kamenicës për të ndjekur procesin mësimor në shkollat e kësaj komune.
Amabasadori Anglili është ambasadori i parë turk që viziton Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/