Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Shefen e Sektorit të Emergjencave në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Florentina Kryeziu, kanë vizituar fshatin Topanicë ku janë takuar me kryetarin e Këshillit Lokal Mumin Zubaku, dhe disa nga banorët e këtij fshati.
I pari komunës ka përgëzuar banorët e këtij fshati të cilët kanë pastruar lumin, duke thënë se fshati Topanicë është gjithmonë i organizuar për secilën çështje që prekë interesin e të gjithë banorëve.
“Kamenica është një nga qytetet ku iniciativat e qytetarëve për të mirën kolektive, janë gjithmonë të pranishme. Marrë parasysh që çështja e buxhetit po na e pamundëson intervenimin si komunë, banorët e fshatit Topanicë kanë bërë pastrimin e shtratit të lumit, për çka edhe kam nxjerrë vendim që të kenë të drejtë intervenimi. Topanica si gjithmonë e organizuar, për secilën çështje që prekë interesin e gjithë banorëve të këtij fshati. Ju lumtë”, është shprehur ai.
Gjatë vizitës të pranishëm ishin edhe zyrtarët nga DMSh, Shaban Canaj dhe Skender Bugaqku si dhe zyrtari Xhevdet Zylfiu nga Prokurimi. /2LONLINE.com/