Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Morina, kanë vizituar punimet që janë duke u bërë në kolektorin e Hogoshtit.
I pari i komunës ka thënë se ky projekt që ka vlerën prej 360 mijë Euro përfshin ndërtimin e kolektorit dhe rregullimin e shtratit të lumit.
“Me banorët e Hogoshtit, tek punimet që po bëhen për kolektorin. Fotografitë më poshtë janë nga një vizitë e rastësishme që sot u kemi bërë punimeve në kolektorin e Hogoshtit. Një projekt në vlerë prej 360,000 eurosh e që përfshin: Ndërtimi i kolektorit në vlerë prej 144,091.85 eurosh. Rregullimi i shtratit të lumit në vlerë prej 216,639.67 eurosh. Puna vazhdon me intensitet të lartë, e ne jemi gati edhe për projekte të reja”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/